Sami Buqaj ‘përforcon’ Lirinë

Të martën mbrëma Bordi i KF “Liria”, mbajti mbledhjen e rregulltë. Fillimishtë, kryetari i klubit, z.Mirsad Çollaku, kërkoi nga të pranishmit në mbledhje që të bëhet kooptimi i ish futbollisitt të Lirisë, z.Sami Buqaj.

Ai, më tej foli edhe për ndihmën që ka dhënë Buqaj deri tash, dhe vlerat që ka si sportist. Votimi për kooptimin e z. Sami Buqaj ishte unanim, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në këtë takim, Skender Shengyli, kryetrajner, ka raportuar për ndeshjen me KEK-un. Ai, ka qenë kritik në përgjithësi për ndeshjen e zhvilluar në Obiliq, duke përmendur disa nga dobësit e shfaqura. Shengyli dhe të pranishmit (anëtarët e Bordit) janë dakorduar që të punohet edhe më shumë për motivimin e skuadrës për sfidat në vazhdim të kampionatit, në mënyrë që të arrihet objektivi, kthimi në elitë.

Me rëndësi është fitorja, ndërsa përmirësimi i lojës mbetet prioritet, u tha gjatë analizimit të ndeshjes së fundjavës me KEK-un, të cilën Liria e fitoi 2:0. U ndanë edhe detyrat për ndeshjen e të dielës me Ulpianën.

Ndër të tjera u debatua edhe për qështjen e licencimit të trajnerëve të klubit, për çka nga FFK-ja do të këkrohen infomata shtesë, dhe më pas Bordi, do të dërgoj emrat e trajnerëve për licencim.