Salzburgu e transferon mesfushorin e Werderit, Berisha drejt Lazios

Skuadra austriake, Red Bull Salzburg ka transferuar një super mesfushor.

Kampioni i Austrisë sapo ka bërë të ditur që ka transferuar lojtarin e Werder Bremen, Zlatko Junuzovic, transmeton IndeksOnline.

Serbi me nënshtetësi austriake ka nënshkruar kontratë tri vejçare me skuadrën e Salzburug.

Transferimi i Junuzovicit, e vë në pikëpyetje të ardhmen e Valon Berishës.

Mesfushori i Kosovës është duke u kërkuar me ngulmë nga disa klube europiane, përfshi Lazion e cila me në krye Igli Taren (Drejtori sportiv), shumë lehtë mund ta sjell kosovarin në Itali.