Salzburg-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

Të kuqtë shpresojnë për një rezultat poztiv pas humbjes në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-1.

Një ditë më parë trajneri italian, Adolfo Sormani, premtoi një angazhim maksimal të ekipit të tij, duke thënë se nuk luan për humbje ndaj Salzburgut.

Ndeshja do të gjykohet nga 32-vjeçari sllovak Ivan Kruzhliak. Ndonëse është një arbitër i ri, Kruzhliak ka një eksperiencë në arenën ndërkombëtare dhe shquhet si një gjyqtar i rreptë.

Formacionet zyrtare:

Salzburg: Valke, Keleta, Shvegler, Dabur, Lazaro, Berisha, Ulmer, Soriano, Laimer, Hintereger, Bernardo.
Trajner: Oskar Garsia

Partizani: Hoxha, Arapi, Krasniqi, Fili, Ramadani, Trashi, Ibrahimi, Torasa, Atanda, Ekuban, Vila.
Traneri: Adolfo Sormani