Salihu lavdëron Feronikelin

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, vlerëson se skuadra e Feronikelit e ka bërë jashtëzakonisht interesant këtë edicion të Raiffeisen Superligës. “Mendoj se Feronikeli e ka bërë shumë interesant kampionatin. Gara ka qenë shumë interesante dhe rrallë ndodh që edhe në kampionate të huaja, të vendoset titulli në xhiron e fundit”, ka thënë Eroll Salihu, për emisionin ‘Sports Show’ në Klan Kosova. Feroniekli me barazim eventual ndaj Prishtinës në jaën e fundit, do ti gëzohet titullit të kampionit.