Salihu: Ahmetin e kam përjashtuar dhe s’mund të marrë poste as në klube më, ja çfarë iu kanë bërë skuadrave klani i tyre!

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka folur edhe një herë për “pluhurin” e madh që u krijua rreth institucionit drejtues të futbollit kosovar.

Ai tha në “RTK” se iniciativa e Arianit Ahmetit e ka dëmtuar shumë imazhin e futbollit kosovar, përcjellë Gazeta Olle.

Sipas Salihut, Ahmeti s’ka të drejtë më të marrë asnjë post në futbollin kosovar, madje as në klube.

“Ahmetin e kam shkarkuar vetë, e kam përjashtuar nga organizata e futbollit. Ai s’mund të marrë asnjë post më, madje as në klube sepse është i përjashtuar”, deklaroi Salihu.

Sipas tij, dëmi që iu është bërë futbollit kosovar është i madh.

“Ai nuk e kupton ende se çfarë dëmi i ka shkaktuar futbollit tonë”, u shpreh Salihu.

“Ata i kanë prishur shumë klube mes vete, kanë prishur shumë gjëra”, shtoi ai.

Sipas sekretarit të FFK-së, ngjarjet e fundit kanë ndikuar psikologjikisht edhe te futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës. /Gazeta Olle/