Saliagiq si dikur

Dikur ishte ‘vrasës’ i portave kundërshtare, sa ishte pjesë e Istogut madje edhe Prishtinës. Zanatin e vjetër nuk e ka harruar. Ndërkohë, në vitet e fundit është përballur me lëndime dhe karriera e tij nuk eci edhe aq mirë. Ai shënoi që në xhiron e parë të pranverës.

Fjala është për sulmuesin e Istogut, Suad Saliagiq, i cili shënoi në humbjen e ‘Troftave’ nga Ferizaj në udhëtim me shifrat 2:1. “Ia nisa me gol dhe jam i kënaqur. Por, nuk mund të jem i kënaqur me humbje dhe sa më parë duhet që të rikthehemi te fitoret”, ka thënë Suad Saliagiq për Gazetën ‘Olle’.

“Shpresoj se nuk do të kem lëndime dhe dua që të premtoj se do ta jap maksimumin për të shënuar sa më shumë në mënyrë që Istogu të ketë suksese”, përfundoi Saliagiq.