Sali Berisha ka këto fjalë për golin e Xherdan Shaqirit

Për ish kreun e shtetit e ish kryeministrin e Shqipërisë goli i kosovarit të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, si më të mirin në garën më madhe të futbollit në Evropë.

“Goli i Xherdan Shaqirit më i bukuri në historinë e kampionateve europiane! Goli i Xherdan Shaqirit në barazimin 1:1 mes Zvicrës dhe Polonisë po cilësohet si goli më i bukur i shënuar në histori të Kampionateve Europiane”, ka thënë Berisha, teksa ka cituar të përditshmen zvicerane ‘Blick’ e cila ka hapur një sondazh ku goli i Shaqirit vendoset përballë Marco Van Basten të shënuar në finalen e vitit 1988.

“Deri në këto momente Shaqiri po fiton bindshëm me 82.5 për qind të votave, ndërsa vetëm 17.5 për qind mendojnë se goli i holandezit është më i bukur”.