Salah thyen këtë rekord 17 vjeçar te Liverpooli

Pas një paranteze negative që zgjati katër ndeshje, Liverpool-i është kthyer të fitojë dhe ka bërë një tjetër hap drejt titullit në Premier League.

Të Kuqtë kanë mposhtur 2-1 Bournemouth-in falë golave të Salah dhe Mane. Dhe kanë pikërisht goli i egjiptiani që ka sjellë një tjetër statistikë rekord për Të Kuqtë dhe sulmuesin, transmeton telemedia.

Në fakt, me golin e shënuar në ndeshjen kundër Bournemouth, Mohamed Salah ka shkuar në kuotën e 70 realizimeve në 100 ndeshjet e luajtura në Premier League.

Akush nuk ka bërë më mirë se ai në 100 ndeshjet e para të luajtura me Të Kuqtë. Në vendin e dytë të kësaj renditjeje të veçantë, një legjendë e Liverpool-it si Fernando Torres me 63 gola.

Ndër të tjera, egjiptiani është bërë lojtari i parë i Të Kuqve pas Michael Owen mes sezoneve 2000-01 dhe 2002-03, që ka shënuar të paktën 20 gola në tre sezone radhazi.