Sahiti shënon gol ndaj Arisit, sinjal për një sezon pozitiv

Futbollisti kosovar, Suad Sahiti, po kalon nëpër një formë të mirë në përgatitjet para-sezonale.

Ai realizoi gol për ekipin e tij grek, Larissa, në miqësoren me Arisin.

Sahiti realizoi golin e barazimit në minutën e 56.

Sfida u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.

Ky gol është një sinjal i fuqishëm që na pret një sezon shumë i mirë nga Sahiti.