Sahiti: Nëse Batatina merr pikë në Mitrovicë…

Mbrojtësi i djathtë i  Trepçës ’89, Samir Sahiti, beson fuqishëm që skuadra e tij do t’iu kthehet fitoreve në ndeshjen kundër Llapit, e cila zhvillohet të martën në “Riza Lushta”.

“Për neve kjo është ndeshja që na mbanë në lojë për titullin. Nuk duhet të gabojmë sikurse në disa ndeshje tjera. Jam i bindur që do të fitojmë sepse jemi larg më të mirë se ata. Kemi lëshuar disa pikë, por përsëri po them, nganjëherë befasohet edhe Barcelona”, deklaroi Sahiti.

Nuk mungoi edhe një thumbim për trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën.

“Trajneri i Llapit duket shumë ambicioz dhe punëtor i madh. Futi Llapin në Superligë dhe tani synim ka Ligën e Evropës. Nëse mund të marrin nesër vetëm një pikë, atëherë ata i paskan vërtetë synimet serioze”, vazhdoi Sahiti.

Ai ka qenë ndër pikat më të forta të 89-shit këtë edicion, duke shkëlqyer në aspektin defensivë dhe atë ofensivë, në krahun e djathtë të mbrojtjes.