Sagna ndërron kampionat?

E ardhmja e Bacary Sagnas t Manchester City është në dyshim, Reprezentuesi francez është i pakënaqur te skuadra nga Etihad, ku nuk po aktivizohet rregullisht.

Manuel Pellegrini deri më tani nuk ka llogaritur në shërbimet e ish anëtarit të Arsenalit, dhe kjo e ka detyruar francezin të mendoj largimin gjatë verës.

Sipas tabolidit britanik, Daily Mail, trajneri i Romës, Rudi Garcia ka shfaqur interesim që Sagnan ta sjell në Olimpico gjatë verës.