Sadiku me deklaratë interesante: Ia kërkova fanellën Buffonit, por ja çfarë më tha

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur me humbje takimin me Italinë, të fundit kualifikues për Rusi 2018.

Kuqezinjtë u mposhtën në Loro Boriqi të Shkodrës 1:0 nga Italia.

Ishte Candreva që shënoi në minutën 76 golin e tri pikëve.

Shqipëria luajti mirë duke krijuar disa raste në të dy pjesët, por fati nuk ishte në anën e tyre.

shqiperi itali

“Luajtëm të barabartë. Kishim disa mundësi goditëm disa herë portën. U ndëshkuam nga një gabim”.

“Të kishim pasur pak fat do kishim shënuar. Bufoni është një legjendë. Do kisha dëshirë t’ia kisha bluzën ndaj ia kërkova në një korne dhe më tha do ta jap në fund të ndeshjes”‘.

“Ishim pak konfuzë, e kërkuam golin me shumë ngulm. Nuk na doli loja që deshëm. U mundova të dal nga krahët të ndihmoj çunat. Ishte e vështirë të luaje me dy mbrojtësa të gjatë”.

“Nuk mund të them që nuk u furnizova. Por nuk shënuam”.

“Bonuci dhe Kielini janë lojtarë me eksperiencë, flisnin shumë me njëri tjetrin. U mundova t’i kapja mbrapa shpinë. Ishte e vështirë, i krijuam rastet. Duhet ti kishim shfrytëzuar rastet” , deklaroi Sadiku në një prononcim për RTSH.

sdfada-665x368