Sadiku largohet nga Drenica

Portieri i njohur Burim Sadiku nuk do të jetë më pjesë e Drenicës.

Pas shumë vitesh ai është prishur me këtë skuadër. “Desha t’iu njoftoj që tash e tutje nuk do të jem pjesë e Drenicës. Ishin vite të paharruara. Desha t’i falënderoj të gjithë lojtarët, trajnerët dhe të gjithë ata që punova. Mos t’i harroj edhe ‘Shqiponjat e zeza’ me në krye Valon Shala e Shpend Lushtaku”, tha Sadiku.

Ai pritet që së shpejti të bëhet me skuadër të re.“Jam në bisedime me dy skuadra nga Superliga, por nuk dua t’ia bëjë të ditur emrat. Së shpejti do të vendosi”, deklaroi Sadiku për Gazetaolle.com.

Sadiku ka mbrojtur më parë edhe për Kosovën e Prishtinës, Hysin dhe Trepçën.