Sadiku gëzon Panuccin, pritet kalimi te 4-1-4-1!

Armando Sadiku do të jetë gati për sfidën e 5 Shtatorit në Maqedoni.

Ky është lajmi më i rëndësishëm që vjen nga Kombëtarja shqiptare, pas suksesit 2-0 me Lihtenshtajnin.

Stafi mjekësor konfirmoi se sulmuesi është drejt rehabilitimit në masën 99 për qind dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës së ardhshme në Strumicë.

Gjendja e Sadikut ka ardhur drejt përmirësimit dhe zgjedhja e stafit teknik që 25-vjeçari të mos luante ndaj kundërshtarit modest për ta pasur në dispozicion në atë që cilësohet dueli më i rëndësishëm i Shqipërisë në këto kualifikuese, ka rezultuar i drejtë.

shqiperia 3

Edhe ndaj Lihtenshtejnit, nëse s’do të ishte gjetur rruga e rrjetës, Armando Sadiku do të bëhej gati për të luajtur në 20 minutat e fundit, por ishte Roshi dhe Agolli ata që ia kursyen këtë sakrificë bomberit, që tashmë ndaj Maqedonisë është gati 100%.

Skema – Panuçi pritet që të luajë me skemën e njohur të De Biazit, 4-1-4-1, teksa këtë herë Kukeli mund të luajë përpara mbrojtjes, ku vendin e Ajetit mund ta marrë Gjimshiti, ndërsa në mesfushë do të konfirmohet Abrashi dhe Memushaj, me Llullakun që mund të spostohet në krah të majtë, ndërsa Roshi sërish nga e djathta, pasi vjen nga goli.

Shqiperia

Gjendja – Edhe pse, vetëm sot pasdite Panuçi do të shuajë dyshimet. Ekipi kuqezi është dukur në formën e duhur dhe s’kemi asnjë të dëmtuar apo lojtarë me probleme. Një lajm i bukur ky për trajnerin.