Sadiku dygolësh për mbijetesës e Vaduzit (VIDEO)

Armando Sadiku është heroi i javës së 32 në Kampionatin Zvoiceran për skuadrën e Vaduzit.

Sulmuesi shqiptar shënoi dy golat e fitores së skuadrës së tij në suksesin e pastër 2-0 të arritur ndaj Sionit. Vaduz në luftë për mbijetesën e interpretoi ndeshjen në mënyrën më të mirë duke e gjetur golin e parë në minutën e 31 kur bomberi kuqezi ndali në rrjetë 11-metërshin e ekzekutuar me saktësi.

Sulmuesi i lindur në Elbasan nuk u mjaftua me kaq pasi ishte sërish ai që siguroi 3 pikëshin e Vaduzit me një tjetër gol të shënuar në minutën e 73.

Fitorja e arritur ndaj Sionit në “Rheinpark Stadion” e largon përkohësisht Vaduzin nga zona e ftohtë me një pikë më shumë se Lugano që mbyll klasifikimin me 28 pikë.

Ky është dygolëshi i dytë i Sadikut me fanellën e Vaduzit, ndërsa gjatë këtij sezoni, 24-vjeçari shqiptar numëron 12 realizime personale.

https://www.youtube.com/watch?v=5UEz5OVZB8Q