Sadat Pajaziti prezantohet si trajner i Dardanës

Sadat Pajaziti është bërë me skuadër të re.

Trajneri i mirënjohur ka marrë drejtimin e Dardanës, që garon në Ligën e parë.

Prezantimi i tij u bë sot para ndeshjes me Vitinë, shkruan Gazeta Olle.

Pajaziti më herët ka drejtuar skuadrat e Dritës, Gjilanit, Drenicës, KEK-ut, ndërsa së fundi ishte tek Vëllaznimi.

Tek Dardana ai do të zëvendësojë Erdin Hashanin, i cili dha dorëheqje.