Sa para i ka fituar Prishtina pas triumfit ndaj Europa FC

Skuadra e Prishtinës dje ka arritur fitore me shifrat 5:0 ndaj skuadrës nga Gjiblartari, Europa me rezultat 5:0.

Golat për Prishtinën u shënuan nga Armend Dallku i cili shënoi dy herë me penallti, Gauthier Mankenda, Ahmed Januzi dhe Mërgim Pefqeli.

Prishtina në këtë mënyrë e kaluan fazën preliminare për kalim në turin e parë në Ligën e Evropës pasi që edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjiblartar ka arritur barazim (1:1).

36640183_10157217374888538_4119081191158579200_o-644x420

Prishtina për kalimin e kësaj xhiroje do të arkëtojë nga UEFA 260 mijë euro.

Kësisoj, Prishtina për herë të parë kalon rrethin parakualifikues dhe do të luajë në rrethin e parë të Ligës së Evropës.

Në rrethin e parë kryeqytetasit do të përballen me skuadrën nga Luksemburgu, Fola.