Sa minuta i zgjatë një mbledhje me lojtarë Mourinhos?

Jose Mourinho ka zbuluar mbledhjen që ka mbajtur me lojtarët para ndeshjes së Kupës me Manchester Cityn, të fituar 1-0 në mesjavë.

Fitorja erdhi pas turpërimit 4-0 nga Chelsea në Premierligë.

“Ne folëm për tifozët para ndeshjes. Të jem i sinqertë, ne mbajtëm një mbledhje të shkurtër. Nuk më pëlqejnë mbledhjet nga një orë – preferoj të kem 3-4 mbledhje nga 10 minuta”, tha Mourinho për “MUTV”, raporton Gazeta Olle.

“Mbledhjen ia dedikuam tifozëve, menduam vetëm për ta, për ndjenjat e tyre se sat ë zhgënjyer ishin pas lojës me Chelsean”, shtoi ai.