Sa lojtarë të huaj mund të paraqiten në një ndeshje në Superligë?

Shumë klubet këtë vit janë përforcuar me lojtarë të huajë pasi ky pritet të jetë viti i daljes në arenën ndërkombëtare.

Prishtina së fundmi ka regjistruar gjashtë lojtarë afrikan, ndërsa e kishte edhe një nga Mali i Zi.

Por sa lojtarë të huaj mund të fusë në një ndeshje Prishtina dhe çdo skuadër e Superligës.

Këtë gjë e qartëson në mënyrë të shkëlqyer rregullorja e garave e FFK-së, ku shkruan se gjashtë lojtarë të huaj mund të jenë në protokoll të një ndeshjeje, shkruan Gazetaolle.

“Në garat e përhershme të FFK-së është lejuar paraqitja e numrit të përcaktuar të lojtarëve me shtetësi të huaj: Për Superligë max 6 lojtarë të huaj mund të paraqiten në protokolin zyrtar të ndeshjes. Për Ligën e parë katër, ndërsa për Ligat e dyta dhe te kategoria e Juniorëve dy lojtarë shtetas të huaj”, shkruan në rregulloren e garave të FFK-së.

Më këtë rregullore klubet po ashtu janë të detyruar t’i lëshojnë lojtarët e huaj në obligimet m kobtaret tyre konform rregullave të FIFA-s.

Prishtina pritet t’i ketë në javët në vazhdim plot tetë lojtarë të huaj. /olle/