Sa kartonë të verdhë u dhanë në ndeshjen Besa – Kosova (V)?

Gjyqtari Genc Nuza u desh të mbajë goxha shpeshë dorën në xhep të shtunën, pasi ndërhyrjet e lojtarëve në ndeshjen Besa – Kosova e Vushtrrisë nuk ndaleshin.

Ai përdori hiq më pak se 11 herë kartonin e verdhë në takimin i cili prodhoi edhe tri penalti, dy për Besën.

Nuza me të drejtë u vlerësua me notën 4 nga kontrollori Isa Mustafa.

Takimin e fituan vushtrriasit 3:2. (Gazeta Olle)