Sa i pafat Ilir Berisha, lëndohet te skuadra e re!

Debutoi me skuadrën e parë të Gefles 10 ditë më parë, duke luajtur vetëm në minutat shtesë. Mirëpo, të hënën ai luajti titullar për U-21 të kësaj skuadre, derisa u desh të lëshojë fushën pas vetëm 45 minutave lojë.

Mbrojtësi i Kosovës, Ilir Berisha, pësoi lëndim në këmbë. “Ai mori një goditje në ije. Qartësisht kjo është për ta ardhur keq”, tha trajneri i tij, Thomas Andersson për gd.se, transmeton GazetaOlle.com.

Skuadra e tij fitoi 1:0 ndaj AIK-ut. Berisha vetëm muajin e kaluar nënshkroi kontratë me Geflen, që garon në elitën e futbollit suedez. (Gazeta Olle)