Sa do t’i mungojë Prishtinës Ahmet Haliti?

Mbrojtësi Ahmet Haliti padyshim që është një ndër lojtarët më cilësor që aktivizohet në futbollin e Kosovës.

Haliti i cili luan edhe si mbrojtës edhe si mesfushor, gjatë fazës përgatitore me Prishtinën pësoi një lëndim në gju, i cili e jashtë në ndeshjen e parë të pranverës ndaj Vëllaznimit, takim të cilin Prishtina e fitoi me shifrat 2:0.

Ai do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës që Prishtina e zhvillon ndaj Trepçës në kryeqytet. “Vetëm në javën e ardhshme do të jemi gati për Prishtinën. Pres që sa më shpejt të luaj”, thotë Ahmet Haliti për Gazetën ‘Olle’.

Trajneri Bylbyl Sokoli me rikthimin e tij do ta ketë ekipin e plotë në dispozicion.