Rron Statovci transferohet te skuadra e madhe shqiptare

Rron Statovci do të jetë lojtari më i ri i Partizanit.

Mbrojtësi i djathtë që sezonin e fundit u aktivizua me Flamurtari në Superligën Kosovare, ka gjetur akordin me klubin e kuq dhe prezantimi mbetet vetëm çështje orësh.

21-vjeçari, siç raporton “gazeta sheshi” në Kosovë, ka firmosur me Partizanin. Më parë ai ka qenë pjesë e Llapit, por edhe e Vllaznisë në Kosovë. “Demat” e shohin Statovcin, si zëvendësuesin e denjë të Arbnor Fejzullahut në krahun e djathtë.

Statovci është edhe pjesë e Kosovës U-21.