Rron Broja synim i dy skuadrave të mëdha shqiptare

Rron Broja në fund të këtij sezoni mbylli aventurën 2 vjeçare me FC Shkupin dhe tashmë është futbollist i lirë, ndërsa ofertat për mesfushorin kosovar nuk mungojnë. Në garë për të fituar shërbimet e Rron Brojës janë dy klube e mëdha shqiptare.

“InfOSport.mk” mëson se përveç interesimit të Shkëndijës gjatë dimrit për kosovarin, kampionët e vendit e mendojnë seriozisht Brojën për mesfushën e tyre dhe janë aktivizuar sërish edhe në këtë merkato, duke tentuar ta bëjnë pervete futbollistin nga Kosova. Ditëve të fundit ka patur edhe një telefonat mes presidentit Visar Bexheti dhe Rron Brojës, me numrin një të skaudrës tetovare që me rekomandim të trajnerit Qatip Osmani e kërkojnë me ngulmë futbollistin nga Mitrovica për në radhët e tyre, duke pretenduar një mesfushë të fortë për në garat europiane.

Ndërkohë edhe më shumë të interesuar dhe shumë serioz duken edhe kampionët e Shqipërisë, Partizani. Drejtori Sportiv i të kuqve, Olsi Rama,  e pëlqen ish-futbollistin e FC Shkupin dhe e dëshiron te Partizanit para ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve, ku Partizani në raundin e parë do të përballet me Karabahun e Azerbejxhanit.

Vet lojtar ndodhet në një sfidë tejet të madhe për të vendosur për të ardhmen e tij në mesin e dy skuadrave kampione, ndërsa ditëve në vijim pritet të jep vendimin se ku do të vazhdojë karrierën. Ndërkohë oferta për Brojën nuk mungojnë as nga klubet kosovare, por më joshëse për 23 vjeçarin, duken klubet jashtë Kosovës.