Rron Broja lë Kombëtaren shqiptare U-21 për Kosovën U-21

Rron Broja nuk do të vesh më fanellën kuqezi të Kombëtares U-21 të Shqipërisë, me të cilën luajti në dy vitet e fundit.

Mesfushori i Trepçës ’89 i është bashkuar Kosovës U-21, që drejtohet nga përzgjedhësi Rafet Prekazi.

“Kam qenë pjesë e Shqipërisë, por tani kam vendosur të luajë për Kosovën U-21, me të cilën do të debutojë në ndeshje zyrtare në kualifikimet që nisin këtë muaj”, tha Broja në emisionin Arena në Tribuna Channel, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai ishte pjesë e Gentit dhe Deinzes së Belgjikës, për t’u rikthyer në janar tek 89-shi. Me Shqipërinë luajti pesë ndeshje në vitin e kaluar.

Kosova më 25 mars debuton ndaj Irlandës në udhëtim, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2019.