Rrjetet sociale ia mbushin xhepat Ronaldos

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, përvec që është lojtari më i mirë akltualisht në botë, njëkohësisht është edhe mashkulli që fiton më së shumti nga shpërndarja e fotografive të sponsorizuara në rrjetin social, Instagram.

Sipas një studimi të ri, ish-lojtari i Manchester Unitedit fiton plot 349.399 euro sa herë që poston një fotografi në rrjetin social, Instagram, transmeton Gazeta Olle.

Image result for RONALDO MODEL

Aktualisht Ronaldo ka 116 milionë ndjekës në rrjetin social, ku për bazë ka shpërndarjen e fotografive dhe videove. Postimet e Ronaldos përbejnë kryesisht fotografi të familjes së tij në rritje, por 32-vjeçari po ashtu shpërndan fotografi të sponsorizuara, duke promovuar gjithçka, nga telefonat mobil deri të pijet e shëndetshme. /Gazeta Olle/

Image result for ronaldo shampoo model