Rritet vlera e futbollistit të Kosovës për 320 për qind

Vedat Muriqi është një nga futbollistët më në formë të Kosovës në muajt e fundit.

Tashmë, sulmuesi kosovar ka marr një lajm të mirë nga ueb-faqja “transfermarkt”, shkruan Gazeta Olle.

25 vjeçarit i është rritur vlera për 320 për qind sa kishte më parë.

Vlera e Muriqit tashmë do të jetë 8 milionë euro pas formës së mirë ndërsa deri më tani ai vlente 2.5 milionë euro.

Prizrenasi, gjatë kësaj vere është transferuar te Fenerbahce kurse flitet për një transferim të mundshëm qysh në janar drejt Premierligës angleze.

Aktualisht, Muriqi është golashënuesi më i mirë te Kosova me 7 gola aq sa ka edhe anësori i lënduar, Arbër Zeneli./GazetaOlle