Rrihen femrat e bëhen për spital! Dea Çejku: Ja çfarë më bën

E çuditshme apo jo! Dhuna ndodhë disa herë në sportin e meshkujve, por është e palogjikshme kur ngjan në konkurrencën e femrave veçmas në një ndeshje basketbolli të gjysmëfinales së play-off-it të ETC Superligës së Kosovës. Bashkimi – Prishtina është ndërprerë, pasi që janë rrahur disa basketbolliste mes vete.

Basketbollistja e Bashkimit, Dea Çejku, ankohet se e kanë sulmuar dhe është vetëmbrojtur. Sipas saj, dy sekonda pa përfunduar çereku i tretë ndodhi incidenti dhe u ndërpre ndeshja.

Ajo ka dërguar edhe një foto për gazetën kombëtare ‘Bota sot” se si është lënduar në qafë nga sulmi i basketbollistes prishtinase. “Ishte një duel për top në mes meje dhe lojtares numër 13, ishim në tokë dhe një shqelm me erdhi nga pas nga një lojtare tjetër e Prishtinës. Aty filloi gjithçka, ku edhe lojtaret nga dy bankat u futen në fushë. Diku katërt lojtare prishtinase i kisha në kokë të cilat me sulmonin pa u ndalur derisa erdhën lojtaret e ekipit tim për të më ndihmuar”, tregon Dea për gazetën kombëtare ‘Bota sot’.

Kush ishte ajo lojtare e Prishtinës dhe a është e vërtet që ju keni provokuar?

“Lojtarja që më shqelmoi ishte lojtarja me numër 5, Artina Hasani. Agresivitet dhe provokime kishte nga të dyja anët gjatë gjithë lojës. Mirëpo, ne nuk ia filluam sherrit”, përgjigjet Dea. A keni kërkuar ndihmë mjekësore? “Po, mbrëmë ishim në spital, pasi që kisha dhimbje të shumta sidomos në kokë dhe sot të gjitha lojtaret kanë nxirje dhe të grithura në trup”, thotë Dea.

 

foto