Rrezikohet ndeshja e shumë pritur ndaj Ferguson: Khabib sqaron situatën

Khabib Nurmagomedov ndodhet në Rusi dhe se mbyllja e kufijëve në këtë shtetë rrezikon mjaft shumë ndeshjen e tij të radhës.

Kampioni në UFC 249, ka hedhur dyshime serioze në mos zhvillimin e ndeshjes së shumë pritur ndaj Tony Ferguson, transmeton Gazeta Olle.

Duke folur në Instagram (përmes RT Sport), ai zbuloi: “Ne po stërvitnim në AKA pa ndonjë informacion në lidhje me luftën, ku dhe si do të ndodhë”.

“Pastaj UFC na tha që lufta 100% nuk po ndodh në ShBA. Dhe ata thanë që 99% se do të ndodhë në Emirates, Abu Dhabi”.

”Udhëtuam në Emirate, por aty morëm vesh se aeroporti do të mbyllet dhe të gjitha hyrjet-daljet do të bllokohen. Kështu, vendosëm të kthehemi në Rusi dhe të qëndrojmë këtu. UFC mund të vazhdojë me punën e saj, në rast se unë nuk do të jem në gjendje të marrë pjesë”, u shpreh ai.