Rreth ndeshjes së shumëpërfolur, gjyqtarit i ngritët nota

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Digitalb Kupës së Kosovës, Trepça ’89 – Besa (2:1), u përcollë me shumë polemika. Kjo për faktin se pejanët pretenduan se goli i dytë i ’89-shit u realizua nga pozita jashtë loje.

Dyshimet u shtuan në maksimum kur gjyqtari anësor, Fatlum Berisha, u vlerësua me notën njësh (1). Mirëpo, pas pamjeve televizive është konstatuar se ky vlerësim ndaj Berishës ishte i gabuar. Atij i është ngritur nota në 3.5, transmeton Gazetaolle.com.