Rreth 50 autobusë do të marrin rrugën drejt Shkupit

Rëndësia e kësaj ndeshjeje ka bërë që qysh tash tifozët e Kosovës “Dardanët” të nisin organizimin në mënyrë që futbollistët të ndihen komod në Shkup dhe assesi të ndihën në stadium të huaj

Kosova me 26 mars do ta zhvillojë njëren nga ndeshjet më të mëdha në histori të saj. Përfaqësuesja jonë në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Rëndësia e kësaj ndeshjeje ka bërë që qysh tash tifozët e Kosovës “Dardanët”, të nisin organizimin në mënyrë që futbollistët të ndihen komod në Shkup dhe assesi të ndihën në stadium të huaj.

Numri një i “Dardanëve” Lulëzim Berisha për Zëri.info ka konfirmuar se atyre ju takojnë 3 mijë bileta dhe se do të jenë dikur rreth 50 autobusë që po të udhëtojnë drejtë Shkupit dhe gjithçka do të bëhet në mënyrë të organizuar për shkaqe sigurie.

“3000 bileta janë që na takojnë dhe do të shkojmë në mënyrë të organizuar. Për shkaqe sigurie të gjitha “Dardanët” do të jenë në autobus pra janë të obliguar të udhëtojnë me ne, nuk ka pse të rrezikojë dikush pa nevojë”, ka thënë Berisha duke konfirmuar se atje do të jenë mbështetjen e tifozëve të Shkëndijës, “Ballistët”.

“Kemi bashkëpunim me Ballistët të cilët do të jenë në përkrahjen tonë atje”, ka përfunduar Lulëzim Berisha.