Rrëfimi rrënqethës i Canës: Menduam të shpëtonim

Lorik Cana është rikthyer në qytetin ku ka jetuar për disa vite, në Lozanë, kësaj radhe jo për të luajtur futboll, por për të gjetur drejtësi. Kapiteni i Kombëtares ka dëshmuar i pari për një nda ditët më të rënda në karrierën e tij si profesionist. Cana ka dhënë sqarime për 55 minuta në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv duke sqaruar se vetëm për sport nuk mund të flitej, transmeton sportal.al.

Kapiteni ka pranuar para gjykatësit se në atë moment për ta ishte më ë rëndësishme jeta e tyre se takimi, pasi ishte e pamundur të qëndroje në fushë.

Lorik Cana dhe të gjithë lojtarët e Kombëtares nuk kanë qenë në gjendje të luanin futboll, pasi presioni qe tepër i madh. Kuqëzinjtë u pritën me korre raciste dhe u dhunuan nga tifozët vendas.