Rrëfimi i Wanda Naras: Seksi është esencial, shumë i rëndësishëm!

Në valën e bisedimeve për rinovimin e Mauro Ikardit ose jo tek Interi, Vanda Nara është një nga personat kyç, duke qenë se është edhe agjentja, njëkohësisht edhe bashkëshortja e argjentinasit.

Në një intervistë për “Regia”, Vanda tregon edhe pjesë nga jeta private, prek tematikën e seksit në një lidhje, dhe karrierën që e konsideron të rëndësishme, të ketë edhe pavarësi financiare.

KARRIERA – “Për mua, të jesh kurajoz do të thotë të bësh gjithçka të pëlqen, duke u përballur me rreziqet që sjell. Të kesh guxim do të thotë të bësh edhe gjërat që më mirë beson, vendos apo ndryshon jetën tënde, edhe pse e di se mund të ketë pasoja. Më ka pëlqyer gjithmonë që të punoj, e pavarur dhe jo e varur nga ndonjë burrë. Diçka si edhe tani në botën e futbollit. Nuk jam vetëm grua e një futbollisti, duhet të mbaj pavarësinë time ekonomike”.

vanda ikardi

KOHA E LIRË – “Më pëlqen të kërcej, kam një mësues, marr leksione dhe më pëlqen muzika, të zbavitem, sepse dua të harroj gjithçka që të lodh”.

SEKSI – “Më duket esencial në jetën time si çift. E konsideroj të rëndësishëm sepse ndryshe nuk ndihesh mirë me partnerin”.

vanda ikardi

FANTAZI? – “E vërteta është që nuk kam fantazi për të realizuar. Jam person me ankth. Nëse dua të bëj diçka, nuk pres”.

Rezultate imazhesh për wanda nara icardi