Rrëfimi emocionues i Xavit

“Të mbetësh në retinën e aq shumë njerëzve është diçka spektakolare”, kështu thotë Xavi, në një intervistë për Lesportiu de Catalunya.

Mesfushori katalonas nuk mund të gjejë fjalë për të përshkruar emocionet që rrjedhin nga respekti dhe admirimi i bërë nga të gjithë.

Derisa kthimi në Barça është prioritet, futbollisti nga Terrassa dëshiron të formohet së pari dhe pastaj të shoh se ku mund të jetë më i dobishëm

Kapiten, shok dhe mik. Ose makinë, ashtu siç e pëlqen të thotë ai. Kjo është kujtesa e ekranizuar e njërit nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit. Pas 25 vitesh në klub, dhe 17 vite në ekipin e parë, Xavi Hernandez (Terrassa, i lindur më 25 janar 1980) i dha fund kohës së tij si lojtar me ovacione nga klubi dhe nga bota e futbollit dhe privilegjin që ka pasur të jetë pjesë e epokës më të mirë që ka kaluar tek Barça.

 

Si po shkoni me melankolinë?

Në këtë moment po shkoj shumë mirë dhe jam i lumtur, sepse kam bërë të gjitha. Vitin e kaluar mendova të largohem dhe e kisha gabim, duke pasur parasysh se si kanë shkuar gjërat më pastaj. U ndjeva i dobishëm, e fituam edhe një tjetër titull të trefishtë dhe, në këtë rast, kam jetuar si kapiten i parë. Për më tepër, kam përjetuar një lamtumirë historike, pasi që me aq sa mbaj mend nuk kam parë ndonjë të këtij stili më parë. Nostalgji, për kaq kohë, ende jo, por kur të fillon sezoni dhe nuk do t’i shoh kolegët e mi dhe nuk do ta bart fanellën e Barça-së, ma merr mendja se do të kem nostalgji.

 

Përveç titujve, lamtumira është ajo që të ka lënë mbresë më së shumti gjatë këtyre shtatëmbëdhjetë viteve në ekipin e parë?

Ajo çfarë më së shumti me ka lënë mbresa është respekti dhe admirimi nga të gjithë njerëzit e sportit, madje edhe nga shtresa të tjera të shoqërisë. E tërë bota me ka falënderuar dhe kjo nuk ka çmim. Do të më mbetet në kujtim për tërë jetën. Natyrisht titujt dhe arritjet sportive janë thelbësore, por mbi të gjitha vlerësimi nga katalanasit, sepse të mbetesh në retinën e shumë njerëzve është diçka spektakolare.

 

Cila nga këto dy nderime të ka dhënë emocionin më të qëndrueshëm?

Kur unë dhashë njoftimin se do ta lë Barçën, në fillim në atë moment ishte më e lehtë, sepse nuk kisha afër meje aty as familjen dhe as miqtë. Në lamtumiren e dhënë në Camp Nou kisha popullin tim aty dhe kjo më dhembi shumë. Por, për sa i përket mirënjohjes në aspektin institucional ajo që më emocionoi më së shumti janë fjalët spektakolare të Iniestas. Unë jam me fat që kam përjetuar këtë skenë finale të cilën as që e kisha menduar. E doja një titull për të ma bërë një lamtumirë të mirë, por kjo ishte e paimagjinueshme.

 

Valdes dhe Puyol gjithashtu kanë merituar diçka të ngjashme. Ka gabuar klubi në ndeshjet lamtumirëse të tyre?

Jo, të gjitha varen nga rrethanat. Victor kishte përjetuar lëndimin më të rëndë gjatë karrierës së tij dhe kjo situatë negative bëri që të kishte një lamtumirë diskrete. Në rastin e Puyol ndodhi diçka e ngjashme, nuk ishte euforia e këtij viti për shkak se nuk fituam asgjë dhe jam ndjerë shumë keq, për shkak se ata janë dy mite të FC Barcelonës që meritonin një lamtumirë më të mirë.

 

Për Katarin, flitet se është mrekullueshëm. A është ky destinacioni që mund të përparojë edhe në të gjitha drejtimet tjera?

Besoj se po. Verën e kaluar kam biseduar shumë me Ferran Sorianon për të lëvizur drejt Nju Jorkut dhe e kishte hamendësuar, por Bartolomeu foli me menaxherin tim, e Luis Enrique me mua, dhe vendosa të qëndrojë. Tani, Katarasit kanë investuar shumë nga ana e tyre dhe, pavarësisht se luhet një nivel tjetër i futbollit, më vonë mund të jem si trajner i ardhshëm ose drejtor sportiv.

 

Përveç sportit, ky është një vend me pak liri dhe mungesë të mahnitshme të të drejtave të grave.

Nëse analizojmë çdo vend, atëherë do të gjejmë të meta tek të gjitha. Dhe nëse jo, shikojeni ekonominë ose politikën këtu në Spanjë. Secili ka veçoritë e tij, mënyrën e vet të të menduarit dhe dallimet kulturore duhet t’i respektojmë. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, diskutohet lidhur me moralin e dënimit me vdekje.

 

E kuptojnë se mund të gjejnë sponsorë më të mirë se Katari, për Barça-në?

I kuptojë kandidatët për shkak se të gjithë duan të marrin presidencën e Barcelonës. Deri tani Katari ka ecur shumë mirë shikuar nga këndvështrimi ekonomik, na ka mundësuar të sjellim Neymar dhe Suárez dhe, në mesin e faktorëve të tjerë, ka qenë gjithashtu e rëndësishme edhe ky fluksi i kapitalit për të arritur suksese sportive. Gjithsesi, ai është një vendim që do të dorëzohet në Kuvend sepse, në fund të fundit, klubi është i anëtarëve.

 

Barça nuk është vetëm futboll?

Jam i bindur që po. Përveç fitimit, ne duhet të përçojmë një imazh të mirë, sepse jemi një reflektim për shumë kë. Në këtë kuptim, Barça është një shkollë e jetës, vlerave dhe respektit. Nuk ka të bëjë vetëm me futbollin. Ne duhet të jemi të kujdesshëm për atë që bëjmë dhe se si e bëjmë, dhe kjo është edhe më e rëndësishme se sa fitimi.

 

Kush arrin në ekipin e parë të Barçës?

Talenti i lindur është themelor, por më vonë ju duhet të keni stërvitje të jashtëzakonshme, të jeni i qëndrueshëm dhe të sakrifikoni. Unë do të thoja që kjo është një përzierje e durimit dhe përpjekjes. Në karrierën time kam parë më shumë se 200 fëmijë të talentuar, por prej tyre kanë arritur dy ose tre. Puyi nuk kishte shumë talent, por një profesionalizëm të madh. Kryesore është që të duam të bëhemi futbollistë dhe të jetojmë 24 orë në ditë si i tillë. E gjithë kjo është thelbësore, por as nuk është e lehtë për ta arritur.

 

Brezat e rinj nuk po rriten aq të fuqishëm. Mbështetja më e madhe në treg (transfere) dhe më pak në shtëpi është shqetësuese?

Unë nuk besoj në këtë. Në Barça kemi qenë me fat në vitet e fundit sepse trajnerët kanë zgjedhur të rinjtë e klubit, për shembull me rastet e fundit të lojtarëve si Samper, Munir, Sandro apo Adama. Fakti që filiali ka rënë në Ligën e Dytë B e shoh si një çështje rrethanore dhe anekdotike, për shkak se progresi është i rëndësishëm. Busquets dhe Pedro erdhën nga Liga e Tretë dhe kaluan në Ligën e Parë. Në këto kategori, të fitosh nuk është aq e rëndësishme sa është e rëndësishme rruga që ju bëni, si dhe trajnimi dhe të mësuarit.

 

A mos kemi lëvizur larg futbollit elitar përgjithmonë?

Jo nuk jemi larguar. Shpesh, para një stërvitjeve kemi luajtur me top me Busin, Jordi Alba-në dhe Andresin, dhe për mua ky është thelbi i futbollit. Ajo çfarë ndodh është se tani çdo gjë është e përsosur, punojmë së bashku si ekip dhe është e vërtetë pasi, ashtu si në basketboll, ka zënë vend taktizimi. Më herët futbolli luhej njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë dhe pastaj ndodh çfarë ndodh, por tani futbolli ka evoluar dhe Guardiola ka shumë të bëjë me këtë analizë të shkathtësive. Ta kuptojmë atë për shkak të gjërave të tij.

 

Modeli dhe figura e Guardiolës si lojtar ju ka frymëzuar për të qëndruar?

Pep ka qenë pikë referimi për mua në çdo mënyrë. Ashtu si lojtar por, sidomos, më pas në kohën e tij si trajner, ku më dha mua një përgjegjësi maksimale. Ai revolucionarizoi botën e futbollit dhe, edhe pse kur mendojmë pak më shumë ne në shtëpi kemi pasur figura si Albert Benaiges dhe Joan Vila, por Guardiola i sintetizoi të gjithë dhe ishte një udhëheqës absolut.

 

Në një farë mënyre ju ishit dirigjent i kësaj orkestre?

Po, sepse Pep dhe unë flasim gjuhën e njëjtë të futbollit. Për ne të cilët jemi rritur me ADN-në e Barçës praktikisht nuk është e nevojshme të na i tregojnë gjërat. Por Guardiola ka arritur të revolucionarizojë idetë që ne i kishim ndërtuar dhe ka nxjerrë maksimumin e secilit prej nesh.

 

Arritja e madhe e Guardiolës nuk është vetëm se ai fiton, por mbi të gjitha, se si e bënë atë?

Ai është një perfeksionist i madh dhe ai i kushton rëndësi të madhe mënyrës se si i bënë gjërat, si dhe ai fiksohet pas mënyrës se si i bënë gjërat. Ndonjëherë kur kemi fituar, por nuk kemi pasur një përqindje të caktuar të posedimit të topit, ajo ishte një arsye për të mos qenë të kënaqur. Kujdesej për çdo detaj të mundshëm.

 

Cilët janë kolegët me të cilët mbani kontakte më së shumti?

Është shumë e vështire të numëroj të gjithë njerëzit me të cilët vazhdoj të mbaj kontakte. Kam kontakte me Saviolen, Deco, Sylvinho, Marquez, Eto’o, Cocu, Abelardo, Pep, normalisht Amor…Dhe gjithashtu kolegët me te cilët kam ndarë zhveshtoren në Barça B.

 

Gjithashtu me Casillas. A mendon se kanë qenë të padrejtë me të në Madrid?

Ata këtë vit nuk kanë fituar asgjë, por vitin e kaluar me fitoren e së “dhjetës’ dhe me herët me fitoren e botërorit shumica e tifozëve kane kërkuar Topin e Artë për të. Futbolli është i padrejtë dhe mosmirënjohës, dhe fatkeqësisht rezultatet kanë më shumë rendësi se sa vlera e lojtarit në fjalë. Në një moshe të caktuar, varesh më shumë nga kolektivi dhe numrat sesa nga vetvetja.

 

A mund ta shpjegojmë Barçën e sotme pa buzëqeshjen e Ronaldinhos më 2003?

Ndoshta jo, por të veçosh një lojtar mbi ekipin në futboll është e padrejtë. Dhe plus ne kemi lojtarin më të mirë në histori, e që është Messi, por asnjëri prej tyre i vetëm nuk mund të bëjë asgjë. Ndjenja kolektive është shumë e rëndësishme, dhe individualiteti i juaj duhet t’i shërbejë ekipit.

 

Më thoni diçka shkurtimisht për secilin emër qe do ta propozoj në vazhdimësi: Van Gaal?

Një baba i futbollit dhe shume kërkues. E falënderojë për tërë jetën për ato qe ka bërë, por ai është trajtuar në mënyre të padrejtë nga mediat.

 

Rijkaard?

Ai që më ka ndryshuar mentalitetin për të qenë më sulmues dhe i drejtpërdrejtë në lojë.

 

Luis Aragones?

Numër një. Ai më dha shumë besim dhe në çdo çast më sillte ndër mend që kam marr kryesimin e ekipit. Ishte person i shndërruar në futboll dhe në qoftë se ne kërkojmë konceptin e sportit në fjalor atëherë duhet të figurojë emri e tij. Do të më mungojë shumë.

 

Del Bosque?

Një adhurues i futbollit i cili jeton në 200%. Një njeri shumë i plotë, inteligjent dhe unë mendoj se ishte shumë adekuat sa i përket vijimësisë futbollistike të kombëtares, duke marr parasysh formën përfundimtare që i ka dhënë.

 

Luis Enrique?

Një tjetër person i fiksuar pas metodologjisë dhe detajeve, shumë i ngjashëm me Guardiolën, por me stilin e tij unik. Ai e ka përshtatur mirë ekipin që kishte në dispozicion gjatë tërë sezonit. Unë shpresoj se ai do ta ruajë qetësinë dhe suksesin mediatik për të vazhduar të shfaq tërë ato që ai i di. Ai është një trajner i madh.

 

Luqo ka theksuar më shumë lojën në sulm. Si e keni përjetuar këtë ju si mesfushor?

Kjo nuk është një çështje e trajnerëve, por ka të bëjë me lojtarët që keni. Me Guardiolën është dashur ta qarkullojmë topin më shumë për shkak të çekuilibrit që kishim me Iniestan dhe Messin, por ku të tre arrinin së bashku krijonin një solo lojtar. Më parë kemi pasur disa të tillë që e kuptonin më shumë lojën dhe nuk ishin aq anarkik, por Suarez dhe Neymar janë bomba me të cilët ne mund të jemi në epërsi në çdo ndeshje, edhe pse nuk mund të bëjmë dallimin se kur ishim më të frymëzuar.

 

Ka njerëz si Busquets që thonë se Tripleta e këtij viti është më e mira. A mund të na bindësh për këtë?

Nuk e di nëse është më e mira apo jo, por që ka kushtuar më shumë, sigurisht se po. Askush nuk besonte tek ne e as trajneri. Nëse në janar do ta kishim thënë një gjë të tillë, do të na merrnin për të çmendur. Futbolli i dy tripletave është i ndryshëm, por Messi, Neymar dhe Suarez punuan shumë për këtë.

 

Tek Barça gjithashtu kanë përjetuar edhe momente shumë të errëta. Si e priti grupi vdekjen e Tito Vilanovas?

Kjo është goditja më e madhe gjatë gjithë karrierës sime. Kur Tito shkoi në Shtetet e Bashkuara, në zhveshtore ishte si në funeral dhe mungesa e tij shkaktojë shumë thyerje tek ne. Jo nga këndvështrimi sportiv, por diçka thjesht personale. Vdekja e Titos ishte shumë e padrejtë për shkak se ai kishte punuar shumë që të bëhet trajner i Barcelonës dhe, ashtu siç më kishte thënë njëherë, vetëm për t’u argëtuar tre apo katër muaj. Ai ishte një njeri i shtëpisë dhe ajo që ndodhi ishte një tragjedi.

 

Në atë vit mbretëronte një trishtim i madh?

Në ndërgjegje kjo është logjike, por Jordi Roura dhe Aureli Altimira, të cilat ishin shumë të afërt me Titon, në mënyrë të pabesueshme ishin lider për tërë ekipin. Mëkati është se ne fituam Ligën me 100 pikë, ndërsa në Ligën e Kampionëve luajtëm me lojtarë të stërlodhur dhe pa pasur gjasa. Unë sinqerisht besoj se me Titon do të mund të bënim shumë më tepër sesa që kishim bërë.

 

Stinori me Martinon dhe Botërori ishin një dështim, por vendose të qëndroje. Si ia dole me rolin dytësor që kishe në atë kohë?

Kjo nuk ishte e lehtë, sepse pas pesëmbëdhjetë vitesh si titullar dhe duke qenë shumë i dobishëm në fushë tani më duhej të shikoja ndeshjet direkt nga plani i dytë. Por unë u përpoqa të qëndroja i përulur dhe mbi individualitetin, si dhe duke bërë përpjekje për të nxjerrë maksimumin.

 

Trashëgimia që ke lënë është e madhe. Një nga komplimentet më të mira që ju do të mund të merrni është se Messi mund të përfundojë duke zënë vendin tënd?

Messi do të bëjë atë që ai dëshiron. Ai është agresiv dhe kameleon në fushë: është aq i mirë në pasime sa edhe në finalizime, shënon gola me kokë si mbrojtës…Ajo që ai bën është brutale. Dhe për më tepër ai ka vetëm 28 vjet.

 

Çfarë do të ketë pas Messit?

E imagjinoj se nuk do të jetë fazë e lehtë pas kohës së Messit, por gjithashtu e kemi parë se edhe pas Rivaldos është nevojitur të kalojë një kohë, ose me Ronaldinhon. Siç kam thënë më parë, futbolli është në evoluim dhe lojtarët do të bëjnë më shumë gjëra se sa që kanë treguar deri më tani, por do të jetë e vështirë të mësohemi për të jetuar pa futbollin e Messit. Të gjejmë dikë aq të kompletuar si ai do të jetë praktikisht e pamundur.

 

Vështirë të besohet se një incident që ka ndodhur në një kohë në mes të Luis Enrique dhe Messit ka çuar në zgjedhje të parakohshme.

Në atë kohë kishte shumë tension në mjedis, dhe rrethi i brendshëm kërkoi zgjedhje të parakohshme. Gjatë gjithë karrierës sime kam përjetuar shumë konflikte të vogla, dhe disa janë tejkaluar e disa jo. Kjo gjithashtu u tejkalua dhe sinqerisht, unë nuk mendoj se ajo ishte aq e rëndësishme sa që të thuhet se ishte pikë kthese për të fituar tripletën. Ajo çfarë bëri ndryshimin ishte inercia e ardhjes së Luis Enrique, me metodat e stërvitjeve shumë më kërkuese sesa që kemi pasur dhe, pasi që ne nuk mund të kalonin edhe një vit duarthatë, ekipi u bashkua shumë.

 

Tani jemi në periudhën zgjedhore. A do të kishit nënshkruar me Koke?

Po, ai është një lojtar i cili mund të jetë i përkryer në klub. Ka talent, e organizon lojën mirë, edhe pse në Atletico nuk është dukur shumë, sepse ajo luan një lojë më defanisve, pothuajse të gjitha pasimet në sulm kalojnë nga ai ose nga Arda Turan. Në këtë drejtim, mendoj se do të përshtatej shumë mirë, por unë e shoh shumë të vështirë, sepse ai është shumë i lidhur atje.

 

Zgjedhjet janë më 18 korrik. Do të votoni?

Në parim nuk mundem, pastaj fillojmë parastinorin dhe do të qëndrojmë dy javë në Austri, por sikur të kisha qenë aty do të kisha votuar.

 

Në rast se do të mund të votonit, kush do ta merrte besimin tënd?

Po, unë e kam shumë të qartë votën time. Unë kam vendosur se çfarë i përshtatet më së miri klubit aktualisht.

 

Pak ditë më parë Guardiola konfirmoi qëndrimin e tij pro Laportas. A jeni edhe ju në këtë linjë?

Unë kam miqësi të madhe me Janin. Marrëdhënia jonë shkon përtej futbollit, Barçës dhe politikës. Unë kam bashkëpunim shumë të madh me të, ai është një person shumë i besueshëm, i vlefshëm në çdo mënyrë dhe gjithmonë më ka ndihmuar. Unë kam respekt për të gjithë kandidatët, veçanërisht për Bartolomeun, i cili ka notën 10 sa më përket mua, por Laporta është një mik.

 

Njoftimi se Abidal do jetë drejtor sportiv është një lajm bombë?

As Guardiola nuk ka ecur para shumë në kohën e tij dhe e shihni se ku është. Përvoja në botën e futbollit ndërtohet nga ajo sa ke përjetuar dhe Abidal në shpinën e tij ka 15 apo 20 vjet të karrierës. Kam një marrëdhënie të madhe me të dhe unë mendoj se ai mund të jetë perfekt në rolin e sekretarit teknik. Në këtë drejtim, mendoj se Eric kurrë nuk do të duhej të largohej nga klubi, dhe se ishte një gabim i klubit.

 

A besoni se do ta shihni Barçën një ditë e barabartë me Real Madridin sa i përket numrit të titujve të kampionit?

Shpresojmë, por historikisht ne në Barcelonë kemi gabuar që kemi kërkuar të kopjojmë Madridin, kur shekulli 21 është më se e qartë se është më i favorshëm për Barça. Në dhjetë vitet e fundit ne kemi 7 tituj të Ligës, dhe ata kanë fituar vetëm dy. Ne jemi ekipi më i mirë në Spanjë dhe Evropë. Ne nuk duhet të humbasin filozofinë tonë, por ta mbajnë ritmin që na ka sjellë deri këtu. Që nga koha kur Cruyff dhe Laureano Ruiz ndryshuan historinë, kjo ka treguar se ne mund të fitojmë si ata, kështu që ne nuk kemi alternativë tjetër.

 

Guardiola dhe Luis Enrique tashmë kanë fituar nga një Ligë të Kampionëve në stol. A është kjo ëndrra e madhe e Xavit pasi t’i var këpucët?

[Qesh] Ajo që unë dua më së shumti është të fitojë Barcelona. Si barcelonist i sotëm nuk e di se si do të isha. Shumë herë në shtëpi i kam parë ndeshjet me rivalët dhe djersitesha nga kjo. Shtëpia ime është Barça dhe qëllimi im është që të kthehem aty ku ata më shohin mua dhe aty ku më duan mua.

 

Tërë bota të sheh në stol?

Të gjithë e kanë të qartë këtë, përveç meje. Nuk ju mashtroj, por në qoftë se do ta kisha të qartë do t’u thoja se unë do jem trajneri i ardhshëm i Barçës, por më parë duhet të formohem dhe ta ndjej një gjë të tillë dhe kur të më futet kjo në kokë do të jetë ashtu për shkak se unë nuk do të kem asnjë dyshim.

 

(Kjo intervistë është mundësuar të përkthehet ekskluzivisht për Penya Kosovar del Futbol Club Barcelona, nga redaktori i revistës katalanase, Lesportiu de Catalunya, Dani Gil, i cili është edhe autor i kësaj interviste me Xavin).

 Përkthyen në shqip: Vesa Demiri dhe Adnan Ahmeti

Loading...