Taulant Dajaku e zbulon sekretin e Drenicës

Këtë fundjavë po thuajse në tërësi  ka përfunduar sezoni vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipet e ligës elitare dje kanë zhvilluar ndeshjet  e fundit të këtij gjysmë sezoni. Në bazë të rezultateve shihet një konkurrencë e madhe për titull të kampionit, e po ashtu është edhe një rivalitet i madh i skuadrave të cilat synojnë mbijetesën.

Njëra ndër ekipet që këtë sezon ka treguar një lojë të mirë e formë stabile është ajo e Drenicës.

Ekipi ‘kuqezi’, ka përfunduar më fitore edicionin vjeshtor duke mposhtu në terren të saj ekipin e Llapit.

Taulant Dajaku, futbollisti i Drenicës thotë së skuadra e tij këtë gjysmë sezon është treguar e suksesshme, duke marrë parasysh se Drenica me vonesë kishte nisur fazën e përgatitjeve.

“Mendoj se është një sezon shumë i suksesshëm, shikuar  nga këndi se si kanë filluar gjërat me vonesë dhe me fondin e lojtarëve që kemi pasur. Kështu që mendoj se është një sezon shumë frytdhënës sepse jeni me mes te tabelës aty ku edhe ka qenë qëllimi i ynë  jone që nga fillim i këtij kampionati”, është shprehur mesfushori.

Dajaku thotë se ekipi i tij ka treguar futboll të mirë e ka ditur të shfaqë lojë kolektive, e në sajë të këtij angazhimi kanë arritur të pozicionohen në mes të tabelës, derisa thotë se do të ketë një konkurrencë të madhe me ekipeve në edicionin pranveror.

“Kemi luajtur  futboll të mirë, sot tereni si vendas nuk është fare përparësi për asnjë skuadër, fare lehtë mund të maresh pikë dhe si mysafir, kështu që ne kemi arrit rezultatet komplet në saj të lojës së mirë  dhe angazhimit.

Duhet pranuar se konkurrenca pritet të jetë mjaft e madhe. Tani çdo gjë do të  varet nga organizimi që do të bëjë klubi në vazhdim, sepse gjerat s’do jenë aq të lehta në pranverë. Nëse  shohim renditjen, mesi i tabelës dhe fundi janë fare afër njeri –tjetrit, andaj nuk ka një ndarje ekipesh të sigurta për mbijetesë në këtë kontekst gjerat nuk janë edhe aq të lehta siç duken, do jetë  vështirë por do të çka do ndodh në fillimin e edicion të ri pranveror”, tha për KosovaLive, Taulant Dajaku.

Drenica këtë stinor vjeshtor e përfundoi në pozitën e shtatë, me gjashtë fitore të arritura.