Rrëfehet Durmishaj: E dua Greqinë, nuk kafshohet dora që të ushqen

Pas lajmeve të shumta, Fiorin Durmishaj ka vendosur të flasë për sa i përket çështjes së zgjedhjes së kombëtares greke.

Futbollisti nuk kishte bërë asnjë deklaratë, por për mediat greke ai ka dhënë versionin e tij për këtë situatë, duke shuar të gjitha mundësitë për një zgjedhje të Shqipërisë, përcjell GazetaOlle.

“Nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse të dashuroj këtë vend. Miqtë e mi janë grekë, ata më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin si të huaj, siç ndodhte më parë. Nuk mund ta kafshosh një dorë që të ushqen. E respektoj këtë. Erdha në Greqi me familjen time në një situatë të vështirë dhe na ndihmuan” ‘ tha fillimish Durmishaj.

 

 

“Kjo është arsyeja pse unë e dua të nderoj këtë vend. Janë nder i madh komentet e bëra nga Angelos Anastasiadis për mua. Do të tregoj më të mirën time dhe të justifikoj atë që kanë thënë për mua” u shpreh Durmishaj për “Total Fooball”. /GazetaOlle/