Rrëfehet Bernard Berisha, ja pse i refuzoi këto dy klube

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, mesfushori pejan i Terek Groznit, ka dhënë një intervistë për “Sporti në KTV”, ku tregoi se para kalimit te Skënderbeu kishte oferta të rëndësishme nga Kukësi e Partizani.

“Pas Besës, më kërkoi Kukësi dhe Partizani dhe dëshira ishte të luaja në një ekip sa më profesional dhe iu bashkova Skënderbeut pas bisedës me presidentin Ardjan Takaj”.

Mesfushori tregoi se ishte Takaj ai që këmbënguli që të kalonte te Anxhi në Rusi.

“Ishte presidenti qe vendosi për të ardhmen. Dëshira ime ishte të largohesha, pasi kishin ardhur shumës oferta. Kisha fituar gjithçka dhe doja të tregoja vlerat e mia. Takaj më tha të shkoja te Anzhi, pasi nuk ishin në një situatë të mirë dhe për mua ishte mirë. Trajneri atje kishte shumë besim tek unë. Ai u kërkonte lojtarëve që çdo top të vinte në krah të majtë. Ai kishte shumë besim të unë dhe i falënderoj ata për atë që kam kaluar aty”, thotë ndër të tjera Berisha, ndërkohë që më pas flet edhe për kalimin te Terek Grozni.

“Presidenti i Anzhit dhe i Terekut janë miq dhe nëse unë transferohesha, do shkoja aty. Ai më donte aty dhe vendosa të shkoj te Balaj e Roshi. Me Balajn njihesha edhe më parë dhe fola me të. Ai ma tha se gjithçka shkonte mire dhe kalova te Tereku”.