Rrahmani flet për aventurën te RNK Split

Amir Rrahmani është ambientuar menjëherë me ekipin e tij të ri RNK Split. Rrahmani ra në sy pas sezonit të shkëlqyer te Partizani. Mbrojtësi ka nisur përgatitjet në kuadër të sezonit të ri.

“Po stërvitemi në Slloveni gjatë kësaj periudhe. Ndjehem shumë mirë me këtë skuadër ku mund të them se ka konkurencë të madhe, por kjo të bën të punosh më shumë. Jam sigurtë që do të më ndihmojë edhe për angazhimin tim në Kombëtare” – ka thënë Rrahmani për Sportal.al.

RNK Split do të zhvillojë edhe pesë miqësore ku Rrahmani do të tregojë vlerat e tij. Mes përballjave do të jetë edhe një me Vorskla Poltavan e Armend Dallkut. 21-vjeçari që ka debutuar edhe me Kombëtaren ka firmosur një kontratë deri në 2019 me RNK Splitin.