Rrahmani “bombardon” gazetarin shqipfolës që simpatizon Serbinë

Ndoshta askujt nuk i ka shkuar mendja që një shqiptar mund të bëjë tifo për kombëtaren e Serbisë në kampionatin botëror “Russia 2018”.

Komentatori zyrtar i televizionit publik të Shqipërisë Konstadin Grillo, në televizionin “Ora News” ka deklaruar që është tifoz i Serbisë dhe po ashtu i Crevena Zvezdës.

“Jam tifoz i Serbisë, normalisht edhe me Holandën por mungon Holanda dhe jam një tifoz i Serbisë, pasi është edhe nga Ballkani, jemi të lidhur me futbollin serb, unë jam tifoz i Zvezdës që kur kam qenë fëmijë” tha Kosta Grillo.

Më pas ka ardhur reagimi i Amir Rrahmanit, mbrojtësit të Përfaqësueses së Kosovës.

“Për të qshur ju duket? Dy vite më parë na quajten tradhtar sepse zgjodhëm Kosovën”, ka shkruar Rrahmani.