Rrahje në Gjilan, përfshihen tifozë të Dritës dhe Gjilanit

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mesnatën e së dielës në Gjilan.

Gazeta Olle nga burime të saja mëson se në rrahje janë përfshirë disa individë që u përkasin tifozerive Intelektualët dhe Skifterat.

Raportohet se në mesin e tyre ka edhe të lënduar. E gjithë kjo vjen tri javë para derbit mes Gjilanit dhe Dritës.

Deri më tani asnjëra tifozeri nuk ka dalë me ndonjë qëndrim zyrtar.