Ronaldos nuk i kalon inati: Unë kam 5 Champions, Atletico 0, e shohim kush kualifikohet në fund

Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje të zezë në Madrid, sepse Atletico e dërrmoi Juventusin dhe rezultati 2-0 është mjaft i vështirë për t’u përmbysur.

Batutat dhe ofendimet nga tribunat nuk kishin të ndalur, derisa Ronaldo u kthye nga tifozët dhe telekamerat e kapën duke bërë shenjën “5” me gishta. Pesë, si Champions që ai ka fituar me Realin, 5 si Topat e Artë që ai ka fituar, transmeton Gazeta Olle.

Pas ndeshjes Ronaldo nuk u ndal fare të fliste për gazetarët, ndërsa dukshëm nervoz tha në ecje e sipër: “Gjesti me dorë? Do të thotë që unë kam fituar 5 Champions, ndërsa ju zero. Do ta shohim kush do kualifikohet”.