Ronaldo me ofertë 200 milionë euro

Cristiano Ronaldo ka marr një ofertë të ‘çmendur’, e cila mund ta bëj transferimin më të shtrenjtë në histori, dhe futbollistin më të paguar në botë.

Ylli portugez mund të jetë në qendër të një transferimi të bujshëm gjatë kësaj vare.

Sipas gazetës spanjolle AS, Ronaldo ka marr një oferte prej 200 milionë eurosh nga një klub në Superligën Kineze, emri i të cilit nuk është bërë publik.

Portugezi ka qenë edhe më parë një objektiv për një numër skuadrash nga Kina të pasura me para të gatshme, megjithëse ka hedhur poshtë spekulimet për të kryer të ardhmen e tij në Real.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra pasi rroga e majme e ofruar për yllin portugez mund të lëkund kontratën e tij e cila skadon në vitin 2021.

Ronaldo thuhet se ka në tavolinë një ofertë me vlerë prej plot 120 milionë eurove në vit, duke u bërë dukshëm lojtari më i paguar në botë.

ronaldo ronaldo penall