Ronaldo kundër tifozëve të Realit, mbrëmë bëri gjestin e vitit

Ronaldo i doli në ndihmë Benzemas në “Bernabeu”, duke iu kërkuar tifozëve që ta duartrokasin e mos ta vërshëllejnë.

Në një tjetër paraqitje të dobët, mbrëmë ndaj Sociedadit, Benzema kishte disa raste shënimi, por nuk arriti të finalizojë.

ronaldo benzema

Paraqitja jo e mirë bëri që francezi të vërshëllehet nga tifozët.

Kjo ndodhi pak para fundit, kur Benzema nuk shënoi i vetëm përballë portierit, 2 metra larg portës.

Por, ishte Cristiano Ronaldo, ai që iu drejtua tifozëve në Bernabeu që mos të vërshëllejnë për ta duartrokasin francezin.

VIDEON mund ta shikoni duke klikuar këtu.