Ronaldo: Juve ka një mbrotje të fortë, por ka edhe pika të dobëta (FOTO)

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka folur një javë para finales së madhe me Juventusit, që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Juventusi është skuadra që falë mbrojtjes së fortë arriti të eliminojë skuadra si Barcelona dhe me meritë u kualifikua në finale.

“Është një finale që të gjithë lojtarët do të donin ta arrinin. Ne duam të shkruajmë historinë, pasi nëse fitojmë do të jemi të parët që fitojmë dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, që prej formatit të ri”, ka thënë Ronaldo për “UEFA-n”, raporton Gazeta Olle.

real ramos ronaldo

“Ne e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne jemi Real Madrid dhe kemi shanset tona për të fituar”, shtoi portugazi, që sipas tij, gjasat për të fituar janë 50 me 50.

“Ata janë një skuadër e shkëlqyer, nuk kanë ardhur në finale aksidentalisht, fituan titullin dhe Kupën në Itali, dhe janë kundërshtar i vështirë, prandaj e dimë se është vështirë, siç ishte ajo me Atletico Madridin. Secila skuadër që ka mbrojtje të mirë, dhe për aq sa janë mbrojtësit e tyre të mira, gjithmonë ekziston një pikë e dobët”, u shpreh Ronaldo.

Finalja luhet më 3 Qershor në stadiumin e Wembleyt.

Juventus

juventus-1-e1494363153838-780x439