Ronaldo e ka blerë një hotel

Sulmuesi Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur vetëm me të hyrat nga futbolli.

Ronaldo e ka blerë një hotel, në njërën prej zonave më ekskluzive në Monaco, përcjell Lajmi.net nga Marca.

Futbollisti portugez i ka paguar plot 140 milionë euro për këtë hotel, blerja e të cilit u finalizua javën e shkuar.

Ky hotel i shtohet pronave të tjera të blera nga Ronaldo në muajt e fundit.