Ronaldo drejt Parisit, derisa ylli i francezëve u bashkohet ‘Mbretërve’

Paris Saint-Germain janë të gatshëm të shkëmbejnë Edinson Cavanin me Cristiano Ronaldon. Portugezi ka qenë prej kohësh një objektiv i PSG-së, skuadër e cila do të jetë e prirur për të formuar një sulm të fuqishëm me Ronaldon, Neymarin dhe Kylian Mbappe.

Sipas mediumit ‘El Confidencial’, PSG përveç shërbimeve të sulmuesit uruguaian, do të ofronin edhe një shumë të konsiderueshme të parave për shërbimet e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2017, transmeton Gazeta Olle.

Image result for ronaldo

Psg ka edhe një arsye tjetër për ta bërë këtë shkëmbim, pasi me largimin e Cavanit nga ‘Parc des Princes’, edhe braziliani Neymar do të ndihej më i lirë, pasi që nga transferimi i tij në Francë, ka pasur shpesh përpalsje me uruguianin.

Image result for cavani

Kështu, PSG përvec sulmit të frikshëm që do të bëntë, do të afirmohej edhe si klub, pasi Ronaldo është futbollisti më i preferuar nga tifozët në rrjetet sociale. /Gazeta Olle/

Image result for cavani