Ronaldo, dështim i madh

Ronaldo është duke humbur opsione për largim nga Real Madrid.

Manchester United dhe Paris Saint-Germain kanë hequr dorë nga interesimi për transferimin e tij, sipas portalit “Fichajes”, përcjell “Lajmi.net”.

Reprezentuesi portugez është duke kaluar një sezon dëshpërues dhe kjo ia ka kufizuar alternativat për largim nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Manchester United ka kthyer vëmendjen tek sulmuesi i Barcelonës, Neymar.

Kurse, Paris Saint-Germain dëshiron sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.