Romës s’i mjafton Totti, Milani e Lazio ‘ok’

Roma vazhdon me barazime, duke mbetur tani nëntë pikë prapa Juventusit. Verdhekuqët luajtën baras me Veronën, në takimin të cilën avancuan 1:0 falë Francesco Tottit por shifrat i barazoi një autogol i Seydou Keitas.

Fitore ka shënuar Milani, që i mjaftuan golat e Giacomo Bonaventurës dhe Gianpaolo Pazzinit për ta mundur Cesenën 2:0.

Lazio e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A, ani pse u paraqit në fushë pa dy kosovarët Lorik Cana dhe Etrit Berisha. Bardhekaltërit fituan me shifrat 2:1 ndaj Palermos , falë golave të Stefano Maurit dhe Antonio Candrevas, ndërsa për mysafirët shënoi Dybala.