Roma vazhdon me fitore

Skuadra e Romës ka fituar ndaj Chievos.

Ekipi i Eusebio Di Francescos ka shënuar fitore ndaj Chievos me rezultatin e thellë 4-1, shkruan GazetaBlicRoma luajti me 10 lojtarë për më shumë se gjysmë ore, por kjo nuk u vërejtë në lojën e tyre.

Schick, Dzeko (2) dhe El Shaarawy shënuan për Romën, kurse Inglese shënoi golin e nderit për Chievon.

Roma me këtë fitore ka blinduar edhe më shumë vendin e tretë me 70 pikë të grumbulluara pas 35 xhirove, kurse Chievo ndodhet në vendin e 16 me 31 pikë dhe ende është në rrezik për të rënë në Serie B.