Roma vazhdon me fitore, Juventusi në krizë

Juventusi ka regjistruar humbjen e katërt sezonale duke pësuar nga Sassuolo në javën e dhjetë të Serie A me rezultat 1-0.

Skuadra mysafire e diktoi tempin nga fillimi i ndeshjes, mirëpo vendasit ishin të rrezikshëm në daljet e tyre.

Një gjuajtje e lirë e akorduar për vendasit, ishte fatale për Bianconerët. Nicola Sansone ishte fantastik në ekzekutim duke e lënë të shtangur Buffonin (20’).

Më keq për bardhezinjtë u bë kur Giorgio Chiellini mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Inferioriteti numerik nuk u vërejt të Zonja e Vjetër, pasi e dominoi totalisht pjesën e dytë, mirëpo nuk

arriti që të konkretizonte asnjë nga rastet e shumta.

Roma ka vazhduar me paraqitjet triumfuese edhe në javën e dhjetë duke mposhtur Udinesen me rezultat 3-1 në Stadio Olimpico.

Miralem Pjanic pranoi një top nga Maicon dhe me qetësi e dërgoi në rrjet (5’).

Pas rolit të asistuesit, mbrojtësi brazilian, Maicon, u shndërrua në protagonist. Ai realizoi golin e dytë (10’).

Në gjysmën e dytë, i erdhi mundësia të shënonte edhe Gervinhos (64’), ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizoi Cyril Thereau (77’).

Kjo fitore e rikthen Romën në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Napoli që në këtë xhiro mposhti Palermon me rezultat 2-0.

Kjo humbje e lë Juventusin në kuotën e 12 pikëve dhe tash lideri Roma është 11 pikë larg.